Mandrica, në jug të Bullgarisë, është një vendbanim i themeluar sipas traditës lokale nga shqiptarë të krishterë ortodoksë në vitin 1636.
Dikur një qendër e lulëzuar e zejtarisë dhe tregtisë, sot përballet me tkurrjen e popullsisë, ndërsa banorët vazhdojnë të ruajnë gjuhën, zakonet dhe trashëgiminë e paraardhësve të tyre.
