LAJMI I FUNDITFshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, ka vetëm 34 banorë

Shtatë gazetarët e Klan Kosovës detyrohen të japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës

Shtatë gazetarë të stafit të portalit Klan Kosova kanë dhënë dorëheqje të përbashkët, pasi kërkesa e tyre për kompensim shtesë për angazhimin në mbulimin…

Shtatë gazetarët e Klan Kosovës detyrohen të japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës

Shtatë gazetarë të stafit të portalit Klan Kosova kanë dhënë dorëheqje të përbashkët, pasi kërkesa e tyre për kompensim shtesë për angazhimin në mbulimin dhe raportimin e formatit Big Brother VIP Kosova nuk është marrë parasysh.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Gentiana Ukaj përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku ka shpjeguar arsyet që çuan në këtë vendim të përbashkët të ekipit.

Sipas saj, gazetarët kishin kërkuar që angazhimi shtesë dhe puna e jashtëzakonshme të vlerësoheshin dhe të kompensoheshin në mënyrë të drejtë, por shqetësimet e tyre nuk ishin adresuar nga udhëheqësia e portalit, pavarësisht se çështja ishte ngritur disa javë më parë.

Bashkë me Ukajn, dorëheqje kanë dhënë edhe Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Gerbeshi dhe Endrit Krasniqi.

Në postimin e saj, Ukaj ka bërë të ditur se ndodhet në prag të muajit të pestë të shtatzënisë dhe se largimi nga puna në këtë periudhë të jetës ka qenë veçanërisht i vështirë.

Ajo ka theksuar se vendimi nuk lidhet vetëm me kompensimin financiar, por edhe me dinjitetin profesional dhe mosshpërfilljen e kërkesave të punonjësve.

“Ne nuk pranuam të heshtim përballë asaj që e konsiderojmë të padrejtë”, ka shkruar Ukaj, duke shtuar se puna dhe përgjegjësitë e shtuara nuk duhet të mbeten pa vlerësim dhe kompensim të drejtë.

Gazetarja ka bërë të ditur gjithashtu se, sipas saj, kjo nuk ishte kërkesa e vetme e ngritur nga stafi që nuk kishte marrë përgjigjen e pritur.

Deri në këtë postim, nuk është përfshirë ndonjë qëndrim nga udhëheqësia e Klan Kosovës lidhur me pretendimet e gazetarëve.